Ademi do të mungojë në sfidën kthyese ndaj Totenhamit?

Reprezentuesi i Maqedonisë, Arian Ademi nuk arriti që të drejtojë skuadrën e tij deri te mrekullia e radhë në stadiumin “Uajt Hart Lejn” kundër Totenhamit. Kapiteni i skyadrës kroate , në minutat e fundit u lëndua në një duel me futbollistin e skuadrës angleze, pas së cilës mbante gjatë kohë gjurin. Ekipi mjekësor konstatoi se bëhet fjalë për një lëndim më serioz, andaj Ademi nuk mundej të vazhdojë lojë dhe u zëvëndësua nga Franjiqi.
Për çka bëhet fjalë dhe a do të jetë lëndimi aq serioz, do të mësojmë gjatë ditës së premte kur janë caktuar ekzaminimet mjekësore në Zagreb të Arian Ademit. Në rast të lëndimit serioz, Ademi mund të mungojë për ndeshjen kthyese, por edhe në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.