Debati për grafën etnike në letërnjoftime, Zendeli: Etnia për të evituar keqpërdorimet

Grafa etnike në letërnjoftime bëhet për t’i dhënë fund padrejtësive politike kryesisht gjatë punësimeve në administratën shtetërore. Ky është argumenti më i fortë i Lëvizjes Besa e cila kishte kushtëzuar ndryshimet kushtetuese dhe koalicionin parazgjedhor me LSDM-në me ndryshimin e Ligjit për letërnjoftime.

Vlerësojmë se përmes grafës etnike mund të tejkalohen shumë mangësi në funksionimin e institucioneve të ndryshme veçanërisht gjatë aplikimeve në shërbimet publike. Shpesh edhe ju keni nxjerr në pah keqpërdorime të ndryshme kur qytetarë maqedonas janë deklaruar shqiptar e turq por edhe anasjelltas. Në këtë mënyrë do t’i vendosim një pikë këtyre keqpërdorimeve që burojnë nga politika -u shpreh Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.

Zendeli thotë se grafa etnike nuk është risi në Maqedoni të Veriut. E njëjta zbatohet në disa vende të BE-së dhe SHBA-ve.

Ke edhe vende të BE-së dhe plot vende tjera që e parashohin grafën etnike si Suedia, Zvicra, Italia, Qipro etj. Ka edhe disa shtete federale në SHBA që kanë grafën etnike. Pra nuk është diçka që është e re dhe po ndodh për herë të parë në Maqedoni të Veriut – deklaroi Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.

Por ish ministri i Brendshëm, Pavle Trajanov aktualizht deputet i Lidhjes Demokratike thotë se grafa etnike do ta getoizon shoqërinë, duke i adresuar të drejtat në formë kolektive dhe jo individuale.

Mendoj se në shoqërinë tonë kjo më tepër i mbyll etnitë, krijon geto etnike dhe nuk do të merret në konsideratë a je i përgatitur, njeh gjuhë, njeh internet dhe ke hulumtime por do të shkohet me të drejta kolektive. Në këtë bazë të zgjedhësh për gjykatës, prokurorë, polic, profesor etj. Asnjë e drejtë nuk varet nga ajo çfarë të shkruan në letërnjoftim. Ai është dokument identifikimi për qytetarët – u shpreh Pavle Trajanov, Deputet i LD-së.

Trajanov shton se për grafën etnike në letërnjoftime duhet hapur debat publik dhe konsultuar Komisioni i Venecias.

Unë dua që për këtë çështje të hapet debat publik, të flasin ekspertët, OJQ-të për të drejtat e njeriut kundër diskriminimit. Të hapet debat dhe ti shohim argumentet. Në bazë të asaj klime dhe standardeve demokratike dhe në bazë të konsultimeve me Këshillin e Evropës dhe Komisionin e Venecias të ndërtohet qëndrim civilizues – tha Pavle Trajanov, Deputet i LD-së.

Argumente kundër përkatësisë etnike në letërnjoftime ka edhe partia E Majta e cila përmes 1.230 amendamenteve kërkon rrëzimin e propozimit. Sipas tyre, grafa etnike shuan konceptin nacional të shtetit dhe zbatohet kryesisht në vende totalitare. Kundër vendosjes së etnisë në letërnjoftime është deklaruar edhe ambasadori evropian në Shkup, Dejvid Gir duke theksuar se një praktikë e tillë do të hiqet edhe në ato vende të BE-së që e kanë aplikuar me qëllim të mbrojtjes së të dhënave personale.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button