A mund të kenë efekte anësore vaksina anti kovid?, imunologët: 5 raste në 100 mijë kanë reagime alergjike

Pak ditë pa u mbushur një viti nga përhapja e pandemisë së virusit korona në vendin tonë, u morën edhe vaksinat e para anti kovid. Dozat e parë po i merr personeli mjekësor, për dy arsye. Janë të ekspozuar drejtpërdrejtë me pacientë të infektuar dhe për të hequr dilemat e opinionit për efektet anësore të këtyre vaksinave. Në fakt, kjo e fundit ka stepur disa qytetarë që sipas imunologëve nuk ka vend për panik. Njëri prej tyre, Aleksandër Petliqkovski tha se ende nuk ka studim të plotë të dëshmuar për gjitha efektet anësore, por shifrat e këtyre indikacioneve janë shumë të ulëta.

Duhet të jenë të informuar se efekte të padëshiruara serioze nuk ka. Nuk ka më shumë sesa vaksinat tjera tradicionale. Secila vaksinë ka disa efekte anësore që janë të pranueshme. Ato janë dhimbje lokale, skuqje, ënjtje, dikujt kokë dhimbe. As reaksionet alergjike nuk janë specifike dhe paraqiten nga 3-6 raste në 100 mijë pacientë. Këto janë shifra të pranueshme dhe të krahasueshme me vaksinën e gripit stinor -tha Aleksandar Petliqkovski, Imunolog.

Por, delikate mbetet edhe procedura e ruajtjes dhe aplikimi të vaksinës Pfizer. Madje Agjencia e Barnave gjatë javës përgatiti udhëzuesin sipas rekomandimeve të kompanisë farmaceutike për çdo detaj që të mos vijë deri tek prishja e vaksinave. Rreziku është i lartë të shkoj huq një dozë për një gabim të vogël.
Udhëzuesi tregon se ampulat nuk guxojnë të shkunden, nëse ndërrojnë ngjyrë apo shfaqen grimca në të vaksina duhet të mos përdoret.

Kemi një udhëzues special për punonjësit shëndetësor sepse ata do të aplikojnë vaksinat tek pacientët. Ai udhëzues është diku 40 faqe ku përshkruhen në detaje gjitha procedurat si duhet të pranohet vaksina ku duhet të ruhet, në çfarë kushte të mbahet, si duhet të punohet si të përzihet vaksina deri në momentin e aplikimit të vaksinës – u shpreh Lirim Shabani, Drejtor i Agjencisë së Barnave.

Vaksinat Pfizer nuk guxon tu jepet personave me reaksione të larta alergjike siç është “anafilaksa”. Sipas studimeve zyrtare në fazën eksperimentale të kësaj vaksine prej 10,841 personave mes moshës 16-55 vjet pas marrjes së dozës së parë, mbi 29% prej tyre kanë pasur efekte të padëshirueshme, por jo serioze. Shumica me mpirje dhe ngërçe të muskujve të fytyrës. Sipas tyre, këto reaksione të papritura mund të kenë ardhur nga vet vaksina, lëshimet në procedurat e shpërndarjes dhe ruajtjes së vaksinës apo nga gabimet e personelit mjekësor në dhënien e saj.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button