Udhëzuesit turistik: Qeveria harroi se edhe ne ekzistojmë, në pakon e 5-të s’gjetën vend për ne

Udhëzuesit turistik, sot në ditën ndërkombëtarë të tyre, kërkuan nga Qeveria që të përfshihen në listën e kategorive me prioritet për vaksinim, të rregullohet statusi i punës së tyre, të përpilohet protokolle për punë si dhe përgjigje se përse nuk janë përfshirë në pakon e 5 të ndihmës ekonomike për bizneset.

U përfshimë në pakon e katërt të ndihmës ekonomike, gjë që lehtësoi sadopak mbijetesën në këtë profesion. Megjithatë për fat të keq, me pakon e re të ndihmës ekonomike jemi lënë anësh dhe jemi shumë të revoltuar, sepse nga gjithë ajo paketë prej 160 milion eurosh, ne u lamë anësh. Duhet të theksojmë se janë qindra familje që mbijetojnë nga ky profesion – tha Elvis Sadikoviq- nënkryetarë i Shoqatës së Udhëzuesve Turistik.

Shteti na harroi, nuk na përfshiu në pakon e 5-të dhe ne duam ta theksojmë këtë, andaj jemi mbledhur sot që të shënojmë ditën tonë, por edhe të tregojmë se ekzistojmë. Duam ta tregojmë këtë, nuk bllokojmë rrugë – deklaroi Dimitar Kavrakov- kryetarë i shoqatës së udhëzuesve turistik.

Nga Shoqata e Udhëzuesve Turistik kërkojnë që të merret shembull nga shtete fqinjë se në çfarë etapash duhet të kalojnë ata që janë të interesuar të ndjekin një profesion të tillë dhe të ndjekin trajnimet e nevojshme dhe jo vetëm të japin disa provime.Në vendin tonë janë rreth 1 mijë udhëzues turistik, megjithatë vetëm rreth 30 % e tyre janë aktiv.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button