VMRO-ja mblodhi nënshkrimet për shfuqizimin e Ligjit të Regjistrimit

VMRO DPMNE është lëvduar se për 3 orë mbi 25 mijë qytetarë nënshkruan në pikat ku mblidhen nënshkrime për shfuqizimin e Ligjit të Regjistrimit. 10 mijë nënshkrime janë të nevojshme për të dorëzuar një propozim të tillë. Ata qëndrojnë në kërkesën për regjistrim elektronik sepse besojnë se kjo është mënyra e vetme për një pasqyrë reale. Kryeministrit Zoran Zaev i bënë thirrje që të heq dorë, siç thonë ata, nga regjistrimi i rremë sepse populli e dërgoi mesazhin e vet.

Nëse Zoran Zaev ka të paktën një virtyt pas mesazhit të sotëm nga qytetarët, ai do ta tërheq Ligjin e Regjistrimit. Populli e ka bërë të qartë se ata nuk i nënshtrohen ryshfetit politik. Njerëzit nuk janë në treg që dikush të qërojë hesape me ta. Atë që Zaev e dakordoi si marrëveshje koalicioni, le të gjejë mënyrë tjetër për ta përmbushur – njoftojnë nga VMRO DPMNE.

LSDM u përgjigj se VMRO-DPMNE duke mbledhur nënshkrime partiake nuk do ta pengojë regjistrimin. Ata besojnë se partia e Hristijan Mickoski po përpiqet të ndalojë dhe sabotojë këtë operacion statistikor, i cili nuk është mbajtur në vend për 20 vjet dhe kështu punon kundër qytetarëve dhe shtetit. Kryeministri Zaev është i bindur se regjistrimi do të jetë i suksesshëm sepse, siç thotë, ligji është në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare.

Jam i bindur se nëse e shtymë deri në vjeshtë – atëherë është fushatë dhe nuk mundemi. Vitin e ardhshëm hyjmë në vitin 2022 gjithashtu të paparashikueshëm, askush nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhë. Gjithçka është gati për regjistrimin. Besoj se do të mbizotërojë maturia, përgjegjësia dhe pjekuria te të gjithë ne si qytetarë, dhe mbi të gjitha te politikanët në vend – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Sipas Ligjit të miratuar për Regjistrim, ai duhet të mbahet nga 1 deri në 21 prill të këtij viti, ndërsa regjistrimi elektronik i diasporës fillon më 1 mars.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button