Bllazho Gjorev në Nju-Jork ishte partner dhe bashkëpritës i eventit prestigjioz të biznesit të BCIU-së, i themeluar me iniciativën e Shtëpisë së Bardhë. Gjorev në Nju-Jork mundësoi lidhjen e kompanive nga Maqedonia e Veriut me kompani amerikane.
Gjorev Holding, si partner dhe sponsor i takimit të biznesit të Këshillit të Biznesit për Mirëkuptim Ndërkombëtar-BCIU, të mbajtur në prestigjiozin Yale Club në Nju-Jork, mundësoi lidhjen e sektorit të biznesit nga Maqedonia e Veriut dhe atij amerikan në nivelin më të lartë. Mundësimi i këtij takimi është gjithashtu një iniciativë personale e Bllazho Gjorev dhe pjesë e angazhimit të tij për zhvillimin ndërkombëtar të kompanive tona dhe për t’ua lehtësuar atyre qasjen në tregun amerikan. “Lidhjet cilësore të biznesit nuk ndërtohen brenda natës, por takime të tilla krijojnë hapësirë për një prani më të madhe të kompanive tona në tregun amerikan. Kjo ngjarje hap mundësi të reja dhe një perspektivë të fortë për ekonominë e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Bllazho Gjorev, themelues i Gjorev Holding. Para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit amerikan foli edhe kryeministri Hristijan Mickoski. Pjesëmarrja e Gjorev Holding si bashkëpritës i një eventi të këtij niveli konfirmon rëndësinë në rritje të biznesit të vendit në ndërlidhjen e dy ekonomive. BCIU u themelua në vitin 1955 si një iniciativë e Shtëpisë së Bardhë dhe presidentit Dwight D. Eisenhower. Sot, organizata bashkon më shumë se 200 kompani, ndër të cilat edhe një numër i madh kompanish të listuara në Fortune, dhe përfaqëson një platformë ku përfaqësuesit kryesorë të biznesit global takohen me krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe me drejtues të kompanive ndërkombëtare. Gjorev Holding është një grup privat kompanish me prani në të dyja anët e Atlantikut, aktiv në sektorët e financave, mobilitetit, logjistikës, ndërtimit dhe shërbimeve operative. Grupi bashkon disa kompani të pavarura në SHBA dhe Maqedoni nën një drejtim të përbashkët strategjik, duke mbështetur rritjen, bashkëpunimin dhe ndërlidhjen e tyre. Themelues dhe drejtor ekzekutiv është Blazho Gjorev. Panteleon GS Shkup është kompani e specializuar në outsourcing-un e proceseve të biznesit për kompani në tregun amerikan, me fokus në industrinë e transportit dhe logjistikës. Ekipet e kompanisë ofrojnë mbështetje në financa, kontabilitet, factoring, leasing, sigurime dhe controlling, duke u mundësuar profesionistëve nga Maqedonia të ndërtojnë karrierë ndërkombëtare nga vendi i tyre./Alsat.mk








