Sejdini rizgjedhet kryetar i FFM-së deri më 2025

Muamed Sejdini, u rizgjodh në krye të Federatës së Futbollit, por tani me mandat deri në vitin 2025. Sejdini mori përkrahjen e 52 delegatëve në Kuvendin e FFM-së. Pas mbledhjeve të fundit në Lidhjet e Futbollit , numri i delegatëve nga 96 ka zbritur në 67 delegatë. Prej tyre, me mandat të verifikuar ishin 53 dhe këta kishin të drejtë vote në Kuvendin Zgjedhor. Ndërkohë 52 delagatë të pranishëm në Kuvend unanimisht votuan për Muamed Sejdinin. Të parët që i dhanë përkrahje ishin UEFA dhe FIFA. Kryetari i FIFA-s, Xhani Infantino iu drejtua delegatëve në Kuvendin Zgjedhor, nga Maroko.

 

 

 

Muamedi është kandidati i vetëm i nominuar dhe miku im i dashur urime që tani. Ke bërë një punë të mirë dhe natyrisht se do të vazhdosh ashtu me ekipin tënd në mënyrë të shkëlqyer edhe në të ardhmen. Sllogani juaj është “Tani është koha jonë”. Tani është kohë juaj, koha që të shkëlqeni, koha e juaj që të zhvilloheni dhe strategjitë që i keni përgatitur për zhvillimin e futbollit. Në këtë zhvillim mund të mbështeteni te FIFA, e cila do të jetë prezentë së bashku me ju – tha Xhani Infantino, kryetar i FIFA-s.

 

Javën e kaluar, kapiteni i përfaqësues Goran Pandev ishte kundër mënyrës së si drejtohet FFM-ja dhe kërkoi largimin e drejtuesve të futbollit vendor. Sejdini iu kundërpërgjigj pas rizgjedhjes.

Unë e vlerësojë mendimin e tyre por Federata e Futbollit edhe unë si kryetar dhe anëtarët e Këshillit Drejtues do të vazhdojmë të punojmë dhe tu urojmë të gjithë futbollistëve, pa marrë parasysh se kush del pro ose kundër Federatës, ne ju dëshirojmë të kenë shëndet pikësëpari dhe të vazhdojnë me sukseset dhe me fitoret me reprezentacionin A dhe me gjithë reprezentacionet tjera – u shpreh Muamed Sejdini, kryetar i ri i FFM-së.

 

 

Ditë më parë, Agjencia e Rinisë dhe Sportit përmes një kumtesë theksoi se nuk e njeh si legjitim Kuvendin Zgjedhor të FFM-së, për shkak të mospërputhjes se statutit të FFM-së me Statutin për Sport. Por edhe përkundër paralajmërimeve të tilla një ditë më parë, në Kuvendin e FFM-së sot prezent ishte zëvendës drejtori i Agjencisë, Avni Rustemi dhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik, Sasho Popovski. Sejdini rizgjidhet me mandat të ri në FFM me propozim të Lidhjes Futbollistike të Kërçovës, ndërsa mori përkrahjen edhe të 20 Lidhjeve të tjera Futbollistike. Ndërkohë munguan delegatët nga Lidhjet Futbollistike të Strumicës, Koçanit dhe Tetovës, të cilët nuk pajtohen me punën e deritanishme të FFM-së.

Mahir Thaçi

LEXO EDHE:

Back to top button