Hasani: Në kafene ahengu s’ka të ndalë, moskujdesi do të na kushtoj

Zëvendës ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani në profilin e tij zyrtar në Facebook ka reaguar në lidhje me gjendjen aktuale me pandeminë e Covid-19. Hasani ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.

“Përderisa spitalet janë të stërmbushura me pacientë që trajtohen nga komplikime me Covid 19, e bile as edhe në spitale private vështirë të gjesh vend të lirë, në lokale e kafene ahengu ska të ndalë. Ky moskujdes do të na kushtoj. Kujdes, kujdes, kujdes, sa nuk është shumë vonë!”, ka shkruar Hasani.
Ndryshe, vendi aktualisht ka 11.457 raste aktive me Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me këtë sëmundje tashmë ka shkuar në 112.930. Nga kjo sëmundje janë shëruar 98.133 pacientë kurse 3.340 kanë ndërruar jetë.

LEXO EDHE:

Back to top button