Mësohet termini i saktë i “El Clasico” në “Bernabeu”

Real Madrid dhe Barcelona do të luajnë ndaj njëra tjetrës, të shtunën e 10 prillit në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Kjo përballje mund të vendos ecurinë e sezonit për njërën dhe skuadrën tjetër. Real Madrid është në garë për La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa Barcelona ka përqendruar gjithë forcat e saj në La Liga.
Megjithatë, lider vazhdon të mbetet Atletiko Madridi me 63 pikë, katër më shumë se Barcelona, ndërsa gjashtë më shume se “Los Blancos”. “El Clasico” do të zhvillohet nga ora 21:00 dhe mungesë e madhe pritet të jetë ajo e tifozëve.