55 vjet burg dhe pesë dënime me kusht për 12 të pandehur në rastin “Target- Fortesa

“Të pandehurin Sasho Mijalkov e dënoj me dënimin e vetëm me burg prej 12 vitesh”

Ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov është fajtor për përgjimin e paligjshëm dhjetë vjeçar. Rasti “Target – Fortesa” ka epilog gjyqësor ndërsa aktgjykimi Mijallkovit i solli paraburgim në Shutkë. Me nga 15 vjet burg u dënuan edhe të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, ish-agjentë sekret në DSK-së. Ish – ministrja e brendshme Gordana Jankuloska u dënua me katër vjet burg. Toni Jakimovski, krahu i djathtë i Mijallkovit në DSK, u dënua me gjashtë vite, ndërsa kryeshefja e shërbimit, Nadica Nikoliq me tre vjet. Pesë nëpunësit e tjerë të DSK-së morën dy vite dënim me kusht.

“Ky aktvendim përçon mesazh që në të ardhmen, asnjëherë të mos përsëritet që ndonjë zyrtar i lartë në puhstet, veçanërisht në strukturat e sigurisë së shtetit, të guxojë të kryejë vepër të tillë penale, ndërsa pjesëtarët e strukturave më të ulëta me kohë t’i zbulojnë të gjitha abuzimet e personave zyrtarë në sektori i sigurisë”

Prokuroria, pasi që të dielën kërkoi arrest shtëpiak për Mijallkovin, sot, për shkak të rrezikut të arratisjes, kërkoi që të dërgohet në Shutkë. Arsyeja është fuqia financiare e Mijalkovit si dhe vendbanimi i regjistruar në Pragë dhe dy veturat e regjistruara në emrin e tij në Republikën Çeke. Megjithatë, për shkak se kundër tij është ngritur propozim-akuzë e jo akuzë, i njëjti do të dalë nga Shutka pas dy muajsh, nëse Gjykata e Apelit nuk e shfuqizon paraburgimin e tij më herët.

“Udhëhiqet procedurë e shkurtuar, përkatësisht me propozim-akuzë ku kushtet e paraburgimit janë me të vërtetë të shkurtra dhe për këtë arsye pas shpalljes së aktvendimit, kohëzgjatja maksimale e paraburgimit është 60 ditë.”

 Avokatët e Mijallkovit besojnë se ai nuk e ka shkelur masën e arrestit shtëpiak në mënyrë që atij t’i jepej masa e paraburgimit efektiv, megjithëse ata vetë pohojnë se nuk e dinë se ku ishte nga e diela deri të martën kur vetë u paraqit në prokurori.

 Pyetje: Kjo nënkupton që më 26 prill, Sasho Mijalkovi është person i lirë? Përgjigje: Po, mund të mbahet në paraburgim 60 ditë, përveç nëse Gjykata e Apelit vendos para skadimit të atyre 60 ditëve. “

Megjithëse mbrojtja pretendon se Mijallkov nuk e ka shkelur masën e arrestit shtëpiak, megjithatë ai u zhduk dhe askush nuk e dinte se ku ishte, gjykata kërkoi hetim mbi këtë veprim të tijin.

“Pavarësisht nga sigurimi i pranisë së të akuzuarit Sasho Mijallkov, i cili ishte i pakapshëm dhe për të u lëshua fletëarrest si në nivel qendror ashtu edhe ndërkombëtar, presim hetim të pavarur dhe të paanshëm mbi këtë rast.”

 Prokuroria në përgjithësi është e kënaqur me lartësinë e vendimeve për përgjimet e paligjshme, ndërsa mbrojtja e Mijalkovit e konsideron dënimin e tij si drakonik.

Boja Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button