Maqedonia e Veriut i bashkohet “Korridorit Vertikal” të gazit

Në kuadër të Forumit të 10-të të Energjisë së Evropës Juglindore – SEEF2026, i cili po mbahet në Selanik Drejtori ekzekutiv i NOMAGAS-it Nedim Rama nënshkroi Memorandumin e mirëkuptimit për kyçjen e Maqedonisë së Veriut në iniciativën “Korridori Vertikal”. Nga NOMAGAS njoftojnë se me këtë marrëveshje, vendi bëhet pjesë e bashkëpunimit më të gjerë rajonal për ndërlidhjen e sistemeve të transmetimit të gazit natyror në Evropën Juglindore dhe Qendrore. Me këtë nënshkrim, NOMAGAS  i bashkohet operatorëve të sistemeve të transmetimit të gazit natyror që zhvillojnë korridorin vertikal, një iniciativë rajonale që ndërlidh sistemet e gazit të Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Sllovakisë, Ukrainës, Moldavisë dhe Serbisë dhe krijon një aks më të gjerë për transmetimin e gazit natyror në drejtimin jug-veri

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Božinovska mori pjesë dhe mbajti një fjalim në Forumin e 10-të të Energjisë së Evropës Juglindore – SEEF2026, i cili po mbahet në Selanik të Greqisë, i organizuar nga Dhoma Amerikano-Helene e Tregtisë dhe Shoqata Helenike për Ekonominë e Energjisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button