Ekonomia në rritje: 4.3% në tremujorin e dytë

Qeveria vlerëson se rritja ekonomike prej 4.3 për qind në tremujorin e dytë të vitit është dëshmi se ekonomia  e vendit po ecë përpara. Kryeministri Mickovski tha se bëhet fjalë për aktivitet të lartë ekonomik dhe rritje të prodhimit bruto të brendshëm. Ndërsa me përqindje të vogël ndikuan industria përpunuese, sektori i informacionit dhe komunikimit, konsumi i familjeve, tregtia transporti dhe shërbimi ushqimor.

“Në tremujorin e dytë kemi aktivitet ekonomik jashtëzakonisht të lartë dhe rritje të prodhimit të brendshëm bruto prej 4.3%. 02:42. 03:17 Rezultatet pas 25-26 muajsh më në fund po dalin në sipërfaqe. Kemi rritje të prodhimit industrial, inflacion të stabilizuar. Kjo rritje prej 4.3 përqind, kur i shtohet rritjes në tremujorin e parë prej 3.1 përqind, jep një shifër prej 3.7 përqind në gjysmën e parë të këtij viti, që është një nga më të fortat në Evropë.03:43. 04:51  në gjysmën e parë të vitit me 3.7 përqind, pra ka rritje të vazhdueshme në kushte kur partneri ynë më i madh tregtar, që janë BE-ja dhe vendet e eurozonës, kanë gjithsej 1.2 përqind, dhe eurozona në tërësi ka 1 përqind, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button