BP-ja miratoi vendim për kufizimin e përkohshëm të pagimit të dividendës

Banka Popullore (BP) miratoi vendim për kufizimin e përkohshëm të pagimit të dividendëve, për aksionarët e bankave dhe kursimoreve. Nga Banka Qendrore thonë se kjo është mënyrë parandaluese të rritur qëndrueshmërinë e sistemit bankar, dhe për të ruajtur stabilitetin. Banka Popullore thekson se sistemi bankar ka ruajtur me sukses stabilitetin, me huat akoma në rritje dhe pozicionet e kapitalit të bankave janë të qëndrueshme. Por, ata besojnë se pasiguria nga kriza e koronës vazhdon ende. Ky vendim do të zgjasë deri në fund të vitit. Por, si edhe vitin e kaluar, disa nga bankat tregtare njoftuan pagesa të dividendës, do të thotë në të njëjtën ditë kur Banka Popullore merr vendim për të shtyrë pagesën tek aksionarët. Sidoqoftë, bankat e vendosën këtë njoftim për votim te aksionerët, që do të thotë se këshillat e tyre do të duhet ta marrin vendimin përfundimtar, duke marrë parasysh vendimin e Bankës Popullore.

LEXO EDHE:

Back to top button