Shilegovi nuk heq dorë për të rimarrë sistemin e ngrohjes në Shkup

Për më shumë se dy vjet, kryetari i Shkupit Petre Shilegov, nuk heq dorë nga nisma që rrjeti i shpërndarjes së energjisë termike të jetë në pronësi të qytetit. Megjithëse rrjeti është ende nën Ballkan Energy Group, Ndërmarrja Publike e sapo themeluar Sistemet Energjetike të Qytetit vepron nën Qytetin e Shkupit. Shilegov thotë se ka tetë punonjës që marrin pagë dhe punojnë në zgjerimin e rrjetit të ujit të nxehtë në Shkup.

 “Deri më tani, kemi bërë një sistem, përkatësisht projektim për lidhjen e rrjeteve, me të cilët aktualisht menaxhohen BEG-u, së bashku me atë që menaxhon ELEM-i. Na mbeten edhe 800 metra për të lidhur atë linjë, dhe po zhvillojmë intensivisht rrjetin e ujit të nxehtë në pjesën veriore të qytetit, me “Toplana Sever”, që nuk është e përdorur sa duhet, për ta futur atë në sistem, dhe për të pasur sa më shumë përdorues- deklaroi PETRE SHILEGOV- Kryetar i Qytetit të Shkupit .

 Por, kompania më e madhe e Shkupit, që ngroh shkupjanët -BEG, ka nënshkruar Marrëveshje me shtetin, për përdorimin e rrjetit të shpërndarjes së ujit të nxehtë, dhe tashmë 9 vite menaxhon me shpërndarjen e energjisë termike. Ata thonë se vlefshmëria e licencës është deri në vitin 2047.

Balkan Energxhi Grup

“Kompania shpërndan ngrohje përmes sistemit të shpërndarjes, në zonën e Qytetit të Shkupit, pra në pjesë të zonave të komunave të Aerodromit, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisela Vodë, Qendër dhe pjesë të Gazi Babës dhe Çairit. BEG do të vazhdojë të kryejë aktivitetin e shpërndarjes së energjisë termike te konsumatorët, në territorin e qytetit të Shkupit. Ky detyrim del nga licencat e vlefshme, ku detyrimet dhe të drejtat e bartësit janë të përshkruara qartë.”

Dy vjet më parë, Qyteti i Shkupit kërkoi nga Komisioni Rregullator i Energjetikës licencën, që rrjeti i shpërndarjes të jetë nën juridiksionin e tij. Tani Qyteti i Shkupit dhe BEG, janë duke pritur vendimin përfundimtar të Gjykatës Administrative, e cila duhet të vendosë se kush do të menaxhojë infrastrukturën nëntokësore, përmes së cilës energjia e termike arrin në shtëpitë.

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button