Mediat angleze, Barcelona merr mesfushorin e Liverpullit

Mediat britanike janë të sigurta që Xhorxhio Uajnalldum do të kalojë te skuadra e Barcelonës në merkaton e verës. Sipas “The Times”, lojtari do largohet nga “Anfield Road“, në muajin qershor, sepse ka një para-kontratë me Barcelonën.
Uajnalldum dihet se është kërkesë e Ronald Kumanit, pasi kishte bashkëpunuar me të tek kombëtarja e Holandës. Më parë, edhe “Football Insider” raportoi se Uajnalldum tek Barcelona është çështje e kryer.