“Lufta” kundër ndërtimeve joligjore përfundoi aty ky filloi, te qendra tregtare Mavrovasja

Pas prishjes së ndërtimit joligjor te Q.T Mavrovasja me shumë pompozitet dhe zhurmë, “lufta” kundër ndërtimeve ilegale ndaloi. Pavarësisht denoncimit dhe kërkesës së pronarëve që Qendrës Tregtare “Biser” në Komunën e Aerodromit për prishjen e një objekt afarist pa leje, asnjë hap konkret qoftë nga autoritet lokale apo qendrore. Nga Komuna e Aerodromit thonë se pronari i objektit ka dorëzuar kërkesë për legalizim. Por ende nuk është vendosur nëse do të prishet ose do të legalizohet. Kryetari i Komunës Zllatko Marin thotë se në komunë kanë më shumë lëndë për të cilat pritet të merret vendim.

Procesi i legalizimit vazhdon prej në vitin 2011 e këndej. Do të thotë kemi rreth 8500 – 9000 lëndë për të cilat nuk e dimë se si do të përfundojnë. Nëse janë ndërtuar sipas planit do të kalojnë, nëse jo do të hiqet – deklaroi Zllatko Marin, Kryetar i komunës së Aerodromit.

Nga ana tjetër, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov deklaron se lufta me ndërtimet pa leje në kryeqytet mund të jetë më efikase pasi komuna të ketë kompetenca tek inspektorati i ndërtimit.

Pres që në procesin e decentralizimit do të fitojmë dualizëm kur është në pyetje mbikëqyrja e inspektorëve mes Qytetit të Shkupit dhe Komunave që të bëjnë kontrolle të tilla për ndodhitë në terren. Statistika jonë tregon se në këtë moment në Qytetin e Shkupit rreth 140 ndërtime pa leje ndodhen në territor të qytetit – tha Petre Shilegov, Kryetar i qytetit të Shkupit.

Sipas Entit Shtetëror për Statistika vetëm vitin e kaluar në vendin tonë janë ndërtuar rreth 866 ndërtime pa leje. Numri më i madh i tyre është në kryeqytet 153, më pas në Kavadarc 85, në Strumicë 73 dhe në Shtip 64.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button