Mançester Siti edhe një hap më afër titullit kampion

Man. Siti nuk ka rivalë në Premier Ligë këtë sezon dhe diçka të tillë e ka konfirmuar me fitoren në fushën e vështirë të Lesterit. Një fitore 0-2 e të besuarve të Guardiolës, që tashmë e shohin veten në kuotën e 74 pikëve, 17 më shumë nga ndjekësi më i afërt i vendit të dytë. Në ndeshjen e sotme, ata që vendosën ishin Benjamin Mendi dhe Gabriel Zhesus.
Mbrojtësi francez tundi rrjetën në minutën e 58’, duke i dhënë avantazhin “qytetarëve”, ndërsa në minutën e 74’ radhën për të festuar e kishte Gabriel Zhesus. Më pas, Siti administroi deri në fund rezultatin, me Lesterin që ishte i pafuqishëm për të reaguar dhe gjithçka u mbyll 0-2.