Rritet numri i viktimave në moshë të re nga Kovidi

Variantet e reja të virusit korona po marrin jetë edhe të rinjve pa asnjë sëmundje tjetër kronike. Në 7 ditët e fundit 279 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga varianti britanik, në mesin e tyre një 28 vjeçar dhe 4 ndërmjet 29-30 vjeç. Sipas raportit të ISHP-së gjatë javës së parë të prillit ka rritje mbi 27% të vdekshmërisë në krahasim me javën paraprake. Përderisa vendi po përjeton fazën me vdekjeprurëse të pandemisë, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se kanë porositur një terapi të re për ti ndalur hovin virusit, i cili po avancon në ditët e para të infeksionit duke shkaktuar dëme të mëdha.

 Sigurisht gjatë javës tjetër duhet të arrijë terapia dhe ka indikacionet specifike se duhet të jepet në fillim të sëmundjes në fazë të hershme dhe kështu me radhë. Për pacientët që kanë pasqyrë të rëndë klinike i kemi të gjitha terapitë e nevojshme, por për fat të keq shohim raste të shpeshta fatale përkundër marrjes së të gjitha masave. Edhe të pacientët që paraqiten në kohë, fatkeqësisht edhe ata që paraqiten më vonë thjeshtë kjo terapi nuk jep efekt. Jemi dëshmitarë në përkeqësime të shpejta dhe me efekte të vështira të sëmundjes- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

 Ndërkohë nëpër kovid qendra dhe klinikat infektive, çdo ditë i heqin kufomat e pacientët që humbën jetën për tu liruar shtretërit për të rinjtë, të cilët nga komplikimet shëndetësore shtrohen në spitale.

 “Edhe përkundër angazhimit të personelit mjekësor për të shpëtuar jetë njerëzish, sërish mbetet i lartë numri i vdekshmërisë së pacientëve nga kovid 19.”

 Drejtori i Qendrës Klinike Emergjente Kirurgjikale, Albert Lleshi tha se përkundër shpërndarjes së personelit mjekësor nëpër kovid qendra, edhe trajtimet tjera mjekësore po përpiqen ti japin me kohë.

 Të gjitha operacionet selektive, për fat të keq janë shtyrë si pasojë, sepse një pjesë e klinikave kirurgjikale në këtë godinë tashmë funksionojnë si kovid qendra, por dua të ceki se numri i pacientëve që pranohen në qendrën kirurgjikale aspak nuk është ulur, vazhdon i njëjtë dhe trajtimi i tyre po ashtu mban të njëjtin nivel si para pandemisë- deklaroi Albert Lleshi, Drejtor i Qendrës Klinike Emergjente Kirurgjikale në Shkup.

 Në 24 orët e fundit vetëm në Shkup janë shtruar edhe 62 pacientë të rinj, ku të shtritë janë 672 në gjithë kryeqytetin. Në gjithë vendin aktualisht janë të hospitalizuar 1,724 pacientë të prekur nga CoVid-19, ndërkaq sipas autoriteteve shëndetësore edhe 310 shtretër janë të lirë nëpër kovid qendrat e vendit.

 Përgatiti: Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button