Jeton Musliu, drejton FC Shkupin ndaj Akademia Pandev

FC Shkupi nuk do të drejtohet nga trajneri i ri në përballjen ndaj Akademia Pandev, pasi që drejtuesit e klubit janë ende në bisedime me disa trajner, që të marrin drejtimin e skuadrës nga Çairi. Burime brenda klubit, bëjnë me dije se FC Shkupi në përbaljen e ardhshme, në kuadër të javës së 26 të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, kundër Akademia Pandevit, në transfertë, do të drejtohet nga koordinatori i shkollave pran FC Shkupit, Jeton Musliut.

 

 

Do të jetë një debutim “i zjarrtë” për trajnerin Musliu, pasi që para vetës do të ketë skuadrën e Akademia Pandevit, e cila në 7 ndeshjet e fundit ka shënuar 5 fitore dhe dy barazime, ndërsa në mesjavë siguroi kualfikimin në finale të Kupës së Maqedonisë. Nga ana tjetër, FC Shkupi në 7 sfidat e fundit ka shënuar 4 fitore , një barazim dhe dy disfata, ndërsa ajo e fundit ndaj Renovës (1-2) largoi trajnerin turk Hasan Ozer nga pankina e FC Shkupit. Ndeshja e javës së 26-të, Akademia Pandev – FC Shkupi, do të zhvillohet më 11 prill, në orën 13.00.

LEXO EDHE:

Back to top button