Zyrtare, finalja e “Carabao Cup” do të luhet me tifoz

Një lajm shumë i mirë ka ardhur ditën e sotme nga Anglia, ku është konfirmuar zyrtarisht se finalja e “Carabao Cup” mes Totenhamit dhe Man. Sitit do të luhet me tifozë në stadium.
Lajm i madh ky, pasi tregon se situata po normalizohet dhe më në fund mund të shohim tifozë në shkallët e stadiumit që nga koha e pandemisë.
Numri i lejuar i tifozëve do të jetë 8 mijë për momentin. Finalja mes Totenhamit dhe Man. Sitit do të luhet në stadiumin mitik “Uembli” më 25 prill.