Mediat shpalosin kërkesat e Raiolës dhe babait të Hallandit

Sulmuesi i Borusia Dortmund, Erling Halland, është i hapur për të dëgjuar ofertat, por klubi që dëshiron ta marrë atë do të duhet të bëjë një përpjekje të konsiderueshme financiare. Pas takimit të enjten e kaluar midis babait, Alf Inge dhe agjentit të Haaland, Mino Raiola, me Barçën, “RAC 1” ka zbuluar detaje të bisedës.

 

 

Konkretisht, zbulohen shifrat ekonomike që mjedisi i lojtarit kërkon për transferimin e tij. Sipas medias së lartpërmendura, si babai i Haaland, ashtu edhe Mino Raiola do t’i kishin kërkuar Barçës nga 20 milionë euro secili për nënshkrimin e lojtarit, përveç një shpërblimi prej 30 milionë neto në sezon për norvegjezin. Këtu janë edhe kërkesat e skuadrës gjermane, ashtu që kush do të kërkojë sulmuesin norvegjez, do të duhet të qesen e thellë të të hollave.

LEXO EDHE:

Back to top button