Zaev: Do të vaksinohem kur të më vije radha

Kryeministri Zoran Zaev i pyetur se pse nuk ka pranuar vaksinën ndër të parët për të shërbyer si shembull për qytetarët, posaçërisht për ata të cilët hamenden të marrin apo jo vaksinën, u përgjigje se do të vaksinohet në momentin kur t’i vije radha.

“Gjithsesi se do të jemi shembull, dëshirojmë të respektojmë radhën. T’ju japim përparësi ata që janë në moshë dhe të sëmurët kronik. Nuk vlerësoj se u takoj të moshuarve, por gjithsesi se jam në mesin e atyre që janë të eksponuar. Nuk deshëm të prishim rendin pse jemi funksionar, por dëshirojmë të mbajmë rendin dhe ne do të vaksinohemi në momentin që do të na vij radha”, tha Zaev.

LEXO EDHE:

Back to top button