Atletiko humbas Suarezin për 3 javë të La Ligës

Pikërisht në pikën më delikate të sezonit, trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone ka humbur një nga elementët më të rëndësishëm për ndeshjet e ardhshme, sulmuesin Luis Suarez. Futbollisti uruguaian la në mes seancën e sotme stërvitore pasi ndjente probleme muskulore.

 

 

Kjo situatë alarmoi klubin që dërgoi menjëherë në klinikë lojtarin për teste më specifike dhe aty u konfirmua më e keqja, pasi shqetësimet e tij do të bëjnë që të qëndrojë pushim tre jave e të humbasë tre ndeshjet e radhës në kampionat.

Mediat spanjolle raportojnë se në klub e llogaritin Suarez si mungesë në sfidat ndaj Eibarit, Hueskas dhe Atletik Bilbao, duke shpresuar që të riaftësohet në kohë për duelin ndaj Elçe në javën e parë të majit, gjithmonë nëse nuk ka komplikacione gjatë riaftësimit.

LEXO EDHE:

Back to top button