Stoltenberg: Rusia të ndalojë menjëherë lëvizjet e trupave drejt Ukrainës

NATO i kërkoi Rusisë për të ndaluar menjëherë lëvizjet e trupave të saj në kufi me Ukrainën.

“Në javët e fundit, Rusia ka lëvizur mijëra trupa të gatshme për luftime në kufirin me Ukrainën”, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg teksa takoi ministrin e Jashtën ukrainas, Dmytro Kuleba në Bruksel.

“Masat ushtarake të Rusisë janë të pajustifikuara, të pashpjegueshme dhe thellësisht shqetësuese. Rusia duhet t’i japë fund, të ndalojë provokimet e saj dhe të zvogëlojë menjëherë përshkallëzimet”, shtoi Stoltenberg.

”Mbështetja e NATO-s për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës është e palëkundur. Ne nuk e njohim aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga ana e Rusisë”, theksoi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

LEXO EDHE:

Back to top button