Gërvalla: Me gjithë dëmet që ka bërë Serbia, mbesim të hapur të fillojmë një epokë të re

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar se Serbia duhet t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë, të luftojnë fashizmin, të ulen në tryezë e të flasin seriozisht, jo vetëm si marrëdhënie bilaterale por si qetësi për gjithë Ballkanin dhe sa më herët që Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, vendi ynë mbetet i hapur që me gjithë dëmin që ka shkaktuar Serbia, të zgjatim dorën dhe të fillojmë një epokë të re.

Gërvalla në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, tha se raporti i UNMIK-ut, në një nga pesë temat, flet edhe për vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë nga një regjim vrastar serb.

Ajo tha nënat tona kërkojnë të dinë se ku i kanë fëmijët e tyre të pafajshëm, duke shtuar se si është e mundur që Serbia nuk ka ndjenja për këtë çështje.

“Si është e mundur që Serbia nuk ka kurrfarë lloj ndjenje për këto nëna, për fëmijët e tyre. Nuk po flaim për  ngjarjet e shekullit të 19, nuk po flasim për luftën e parë botërore apo luftën e dytë botërore, po flasim dhe është një memorie e gjallë, viktimat që kanë mbijetuar janë kryesisht ende gjallë. Edhe shumica e atyre që kanë kryer këto vepra të paarsyeshme që kanë shkaktuar më shumë se 13 mijë viktima janë ende gjallë, ata gëzojnë jetën e tyre në Serbi e tjetërkund dhe shpesh herë edhe përmenden e përgëzohen për ato ngjarje. Tani imagjinoni shifrat për vendet e juaja. Këto viktima do të ishin 1.2 milionë rus të vrarë brenda një viti, 2. 6 milionë amerikan që  do të ishin vrarë brenda një viti, do të thoshte 11. 6 milionë kinez të vrarë në Kinë për më pak se një vit, dhe bota ka parë se vetëm pak nga këta kriminel janë ndjekur , në shumicën e rasteve për sy e faqe dhe janë shfajësuar”, tha ajo.

Gërvalla shtoi se Serbia i ka bërë të të gjitha këto dhe as nuk e ka pranuar që krimet më të mëdha në tonë evropiane, pas Gjermonisë naciste janë në kryer në emër të serbisë së madhe në pak dekadat e fundit.

“Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e vet dhe të bëhet komb i civilizuar e evropian. Serbia e ka kaluar një periudhë të errët, një mendësi mesjetare e kthyer nga e kaluara dhe ajo që e ka çuar Serbinë në racizëm e fashizëm në fund të viteve të 90-ta. Ne jemi krejtësisht të bindur që kur Serbia t’i pranojë këto fakte, nëse e adreson të kaluarën e vet të rrezikshme të destabilizimit dhe kur të ndalet nga ndërhyrja në vendet fqinjë atëherë do të ketë potencial të stabilizojë sjelljen e vet dhe të bëhet vend normal dhe që fqinjët mos ta konsiderojnë bombë me sahat. Kur të arriten të gjitha këto, Serbia do të bëhet mbase vend i ndërlikuar por jo i rrezikshëm dhe atëherë do të mund t’i normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Serbia duhet ta bëjë këtë dallim, t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë, të luftojnë fashizmin, të ulen në tryezë e të flasin seriozisht, jo vetëm si marrëdhënie bilaterale por si qetësi për gjithë Ballkanin. Sa më herët që Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, ne do të dalim nga situata. Ne mbesim të hapur me gjithë dëmin që na ka shkaktuar Serbia, të zgjatim dorën dhe të fillojmë një epokë të re”, ka thënë ai.

Ajo theksoi se liderët serb ende i lëvdojnë kriminelet dhe refuzojnë që të bashkëpunojnë plotësisht me institucione ndërkombëtare e të OKB-së, edhe pse kriminelet e tyre të luftës kanë vendet në parlamentin e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button