Biden do të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani në 20-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit

Presidenti amerikan Joe Biden do të tërheqë të gjitha trupat amerikane nga Afganistani gjatë muajve të ardhshëm. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane duke cituar burime.

Trupat do të tërhiqen për herë të parë që nga 11 shtatori i vitit 2001, kur edhe SHBA-të u përfshinë për herë të parë pas sulmeve terroriste.

Vendimi, të cilin Biden pritet të njoftojë të mërkurën, do të mbajë mijëra forca amerikane në vend përtej afatit të daljes në 1 maj që administrata Trump negocioi vitin e kaluar me talebanët, sipas një personi të njohur me këtë çështje, i cili si të tjerët foli në kushte anonimati.

LEXO EDHE:

Back to top button