Interi marshon drejt titullit kampion në Serie A

Pas golave të shënuar nga Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez, Inter ka arkëtuar pikët e plota ndaj Sasuolos. Me pikët e reja, tani skuadra nga Milano është në rrugë të duhur për të fituar titullin e Serie A këtë sezon, ku kanë grumbulluar 71 pikë pas 29 ndeshjeve.
Romelu Lukaku në minutën e 10 e shënoi golin e parë në ndeshje, pas një asistimi nga Eshli Jang. Në pjesën e dytë, Lautaro Martinez dyfishoi epërsinë për ‘nerazzurri’, pasi pranoi një pasim nga Lukaku, ndërsa Sasuolo shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje përmes Hamed Traore. Me këtë fitore, Interi tani janë larguar 11 pikë nga përcjellësi më i afërt, AC Milan.