Filipçe: Nuk ka ndërprerje të imunizimit, deri tani mbi 12 mijë të vaksinuar

Mbi 12 mijë qytetarë deri më sot janë vaksinuar kundër Kovid 19. Nga 20 mijë vaksinat ruse që erdhën si donacion nga Serbia janë dhënë rreth 7 mijë e 500. Pavarësisht se vaksinat po harxhohen, ministri i Shëndetësisë thotë se nuk do ketë ndërprerje të procesit të vaksinimit. Thotë se pritet që deri në fund të prillit të arrijnë dozat plotësuese për të moshuarit dhe kategoritë tjera të rrezikuara në infrastrukturën shtetërore.

I presim informacionet nga më shumë prodhues dhe më shumë mekanizma sipas njoftimeve dhe pjesës tjetër të Astra&Zeneca përmes Covax mekanizimit, më pas vaksinat Pfizer të cilat i presim këtë muaj, ata kineze poashtu. Deri në fund të muajit të gjithë këto sisteme që funksionojnë si në pjesën e vaksinimit të qytetarëve më të moshuar edhe në pjesën e infrastrukturës më kritike në A1 arenën do e kenë sasinë plotësuese të vaksinës – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Pas takimit të djeshëm me 3 spitalet private, Filipçe njoftoi se 8 mjekë nga sektori privat do të kyçen në Klinikat shtetërore në ndihmë të kolegëve të tyre. Sa i përket çmimeve të larta për kurimin e pacientëve me Kovid nëpër spitalet private, Filipçe tha se shteti nuk ka asnjëfarë ingerence në uljen e çmimeve të tyre.

Nga nesër duhet të jenë në dispozicion 5 mjekë nga “Sistina” , dy mjekë nga “Remedika” dhe me siguri një nga “Zhan Mitrev”. Ky numër i kolegëve specialist do jetë në rotacion në kuadër të Klinikave shtetërore në Shkup. Sa ju përket çmimeve të shërbimeve spitalore, doktor Zhan Mitrev tregoi gatishmëri për uljen e çmimeve dhe tha se sot do ta konfirmojë nëse do ta ulë çmimin ndërkaq Sistina qartë më tha se nuk mund të bëj ulje çmimesh për trajtimin e Kovis pacientëve – u shpreh Venko Filipçe, Ministër I Shëndetësisë.

Ndryshe, 20% e qytetarëve të interesuar për vaksinim nuk janë paraqitur në terminin e caktuar përmes mjekut amë.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button