Finalja e Kupës: Sileksi -Akademia Pandev

Sileksi dhe Akademia Pandev do të luajnë në finale të Kupës së Maqedonisë në futboll. Në gjysmëfinalen e sotshme, skuadra e Sileksit, në terrenin e skuadrës Struga Trim Lum, shënoi fitore minimale me 1-0, falë realizimit të saktë me kokë nga Karakamishevi në minutën e 82 të ndeshjes.

 

 

Përpos tentimeve të skuadrës vendase, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe skuadra nga Kratova, siguroi biletën e finales, pas 24 vite pritej dhe atje do të takohet me Akademia Pandevin. Kjo e fundit, ditë më parë, me 3-1 mundi Makedonija Gjorçe Petrovin në Shkup. Finalja e Kupës së Maqedonisë do të zhvillohet më 19 maj.

LEXO EDHE:

Back to top button