Ademi: Shpresojmë në zgjidhje të përbashkët për çështjen e shtetësisë

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në konferencën e sotme për shtyp tha se në takimin e sotëm mes opozitës shqiptare dhe pushtetit për çështjen e shtetësisë, po merr pjesë edhe zv/ministri i Punëve të Brendshme nga BDI, Nazim Bushi. Ademi tha se shpresojnë në gjetjen e një zgjidhje të përbashkët për çështjen e shtetësisë.

Në lidhje me: Shtetësia, nis takimi Sela-Zaev-Gashi

“Bashkimi Demokratik për Integrim si në takimin e parë edhe në takimin e dytë, përmes përfaqësuesve të vet në Qeveri është pjesë e dialogut dhe zgjidhjes. Sot në këtë takim është zv/ministri i Punëve të Brendshme, z.Nazim Bushi. Unë bëj thirrje për qasje racionale dhe serioze. Besoj se do të shoshiten të gjitha argumentet dhe do të arrijmë te zgjidhja e përbashkët që në instancë të fundit ka për qëllim zgjidhjen e kësaj çështjeje”, tha mes tjerash, Arbër Ademi, deputet i BDI.

LEXO EDHE:

Back to top button