NBA, 3 raste të reja me “Covid 19”

Kampionati në NBA po zhvillohet normalisht, por kontrollet anti-Covid zhvillohen normalisht çdo ditë, duke mos e ulur për asnjë moment vigjilencën. Nga 480 testet e fundit të kryera gjatë kësa jave, mësohet se 3 basketbollistë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

 

Nuk dihet ende se cilët janë këta lojtarë dhe me cilët ekipe luajnë. Lajmin e konfirmoi NBA përmes një publikimi në rrjetet sociale, duke shtuar se këta lojtarë janë njoftuar dhe janë vendosur në karantinë. Ka nisur menjëherë gjurmimi i personave që kanë patur kontakt këta 3 lojtarë.

LEXO EDHE:

Back to top button