Viljareali me epërsi minimale para sfidës në “Emirates”

Skuadra e Viljarealit ka fituar takimin e parë të gjysmëfinales në kuadër të Ligës Europa. “Nëndetësja e Verdhë” arriti të shënojë dy gola të shpejtë në pjesën e parë duke ë zënë në befasi skuadrën e Mikel Artetas. Trigueros i dha avantazhin skuadrës së Villarealit në min 5’, pas një asistimi nga Çukvuezes. Ndërkohë Raul Albiol shtoi golin e dytë në min 29.
Në pjesën e dytë, Arsenali arriti të shënojë, por me vështirësi, pasi Seballos u ndëshkua me të kuq në min 57. Nikolas Pepe shënoi gol në min 73’ nga penaltia për Arsenalin. Pak më vonë Kapoue u ndëshkua me të kuq, dhe skuadrat mbetën me na 10 lojtarë në fushë.