Mot me diell dhe i ngrohtë

Moti me diell dhe i ngrohtë do të mbizotërojë gjatë festave të ardhshme, respektivisht gjatë Pashkëve dhe 1 Majit. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 30 gradë Celsius, transmeton Alsat. Meteorologët parashikojnë mot me diell dhe me vranësira të vogla të shoqëruara me erë të lehtë deri mesatare nga jugu. Pasdite, kryesisht në lindje, do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri 12, ndërsa maksimalja do të arrijë 24 deri 29 gradë Celsius. Në do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë minimale 8 gradë dhe temperaturë maksimale deri në 29 gradë Celsius.

 

LEXO EDHE:

Back to top button