Arrijnë 200 mijë vaksina kineze kundër Covid-19

Kanë arritur 200.000 vaksina kineze kundër Covid-19, njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Vaksinat janë prodhim i kompanisë kineze Sinopharm, transmeton Alsat. Ministri Filipçe njoftoi se për transportimin si dhe shpërndarjen është angazhuar Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vaksinat janë siguruar përmes kontratës së drejtpërdrejt me prodhuesin. Me shpërndarjen e tyre në pikat rajonale të vaksinimit në gjashtë qytete në të gjithë vendin, pas pushimeve pritet të nis imunizimi masiv i popullsisë. Deri më tani, në vendin tonë kundër Covid-19 janë vaksinuar rreth 60,000 qytetarë.

“Këto vaksina që tashmë janë të gatshme të vendosura në shiringa, do të shpërndahen në më shumë se 5 qytete. Dhe pas të martës do të vaksinohen 10 deri 05 mijë qytetarë në ditë”, tha ministri Filipçe pas vendosjes së vaksinave në Shtëpinë e Shëndetit “Jane Sandanski” në Shkup.

LEXO EDHE:

Back to top button