Së paku 44 të vdekur dhe qindra të plagosur në një festival fetar në Izrael

Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi thotë se të paktën 44 njerëz kanë mbetur të vdekur në një festival fetar hebre në veri të Izraelit.

Shërbimi kryesor i shpëtimit i Izraelit, Magen David Adom, tha më 30 prill se më shumë se 100 njerëz u plagosën, duke përfshirë dhjetëra të tjerë që janë në gjendje kritike për jetën.

Ka pasur raporte kontradiktore për atë që shkaktoi tragjedinë. Duke cituar policinë, gazeta Haaretz raportoi se incidenti ndodhi nga një panik i shkaktuar kur njerëzit rrëshqitën në shkallët.

Raportet tjerë thonë se gjatë tubimit është shembur një strkturë ku qëndronin njerëzit.

Videot në mediat sociale treguan pamje të turmës se njerëzve në kaos. Një video tregonte disa trupash të pajetë në tokë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi atë si një “katastrofë të rëndë” dhe tha se po lutej për viktimat.

Incidenti ndodhi natën vonë ndërsa mijëra ultra-ortodoksë u mblodhën në malin Meron për të festuar Lag BaOmer, një festë hebreje që nderon Rabbin Shimon Bar Yochai, një mistik i shekullit të 2-të i cili është varrosur atje.

Ky ishte tubimi i parë i madh fetar i mbajtur legalisht që kur Izraeli hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e pandemisë së koronavirusit për shkak të një fushate të shpejt vaksinimi. Megjithatë, autoritetet shëndetësore kishin paralajmëruar mos mbajtjen e një tubimi kaq të madh.

LEXO EDHE:

Back to top button