VIDEO / Milani “dridh” Torinon, Juve i kthehet fitores

Skuadra e Milanit ka shënuar të thellë në udhëtim te Torino me rezultat 0-7, në një përballje, ku kosovari Mërgim Vojvoda çuditërisht ishte në stol. Teo Hernandez zhbllokoi rezultatin (19′), ndërsa pas shtatë minutave Kesi u tregua i saktë nga pika e bardhë për të dyfishuar epërsinë (26′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Milan nuk u ndal dhe shënoi edhe pesë gola të tjerë. Fillimisht, Brahim Diaz realizoi golin e tretë pas asistimit të Kessie (50′), ndërsa Hernandez u përkujdes për golin e katërt duke parabuluar portierin në mënyrë fenomenale (62′). Në vazhdm Ante Rebic shënoi tri golat e fundit për të kompletuar het-trikun dhe fitoren e thellë të gjigantit italian.

Tani Milan ngritët në pozitën e tretë me 75 pikë të tubuara, derisa Trino zbret në pozitën e 17-të me 35 pikë.

 

 

Zonja e Vjetër” u këndell pas humbjes ndaj Milan, duke mbajtur shpresat gjallë për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, pasi që mundi Sasuolon me 3-1.

Sassuolo kishte mundësinë e artë të kalonte në epërsi përmes Berardit, por ai dështoi të shënonte nga pika e bardhë (16′). Ishte Adrien Rabiot që realizoi nga largësia për të kaluar Juventusin në epërsi (28′). Kristiano Ronaldo dyfishoi epërsinë në minutën e 45-të, derisa për portugezin ky gol vlen shumë ngase është i 100 në fanellën e “Bianconerëve”. Sassulo ngushtoi epërsinë përmes Raspardori që u asistua nga Locatelli (59′). Por, Juventus nuk lejoi befasi dhe ishte Paulo Dybala që vulosi fitoren (66′). Me këtë fitore, Juventus vazhdon të renditët në pozitën e pestë me 72 pikë, derisa Sassuolo në të tetën me 56 pikë.

 

 

Lazio ia doli të fitojë me rezultat minimal 1-0 përball Parmës, ndërsa goli u shënua në minutat e fundit të ndeshjes. Nga minuta e parë te Lazio ishte sulmuesi Vedat Muriqi që zhvilloi 57 minuta, por ishte i pafat para golit. Ishte Çiro Imobile që në fundin e ndeshjes shënoi për t’i dhënë vendasve pikët e plota (90+5).

Me këtë fitore Lacio vazhdon të renditet në pozitën e gjashtë me 67 pikë, derisa Parma renditët në pozitën e 19-të me 20 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button