Netanyahu: Hamas-in e presin goditje që s’i ka parë as në ëndërr

Benjamin Netanyahu është zotuar që t’i shkaktojë Hamas-it goditje që as në ëndërr nuk i ka parë ndërkohë që vijojnë përplasjet tragjike në Lindjen e Mesme.

Sulmet izraelite vranë disa nga komandantët kryesorë të grupit islamik të mërkurën dhe shkatërruan një ndërtesë tjetër shumëkatëshe në Gaza, pasi OKB paralajmëroi për një ‘luftë në shkallë të plotë’ në rajon. Avionët luftarakë izraelitë hodhën dy bomba në kullën 14-katëshe Al-Sharouk, e cila strehonte zyrën e kanalit televiziv Al-Aqsa, që është struktura e tretë më e gjatë në Gaza.

Kryeministri izraelit e bëri kërcënimin ndërsa vizitonte një spital në qytetin Holon sot.

Duke iu referuar vdekjes së komandantëve të Hamasit më herët gjatë ditës, Netanyahu u zotua se ky është vetëm fillimi.

Komentet, Netanyahu i bëri pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për ulje urgjente të tensioneve dhe ndërsa Izraeli po përgatitet për më shumë sulme raketore brenda natës për të marrë hak për vdekjet e komandantëve të tij.

LEXO EDHE:

Back to top button