Befasi në Londër, Arsenali mund Çellsin

Skuadra e Arsenalit ka arritur të fitojë derbin londinez ndaj Çellsit, në përballjen kryesore të xhiros së 36-të në Premierligë. Ndeshja ishte e dominuar nga “Blutë”, por “Topçinjtë” ia dolën të kthehen në shtëpi me pikët e plota, duke fituar me rezultat minimal 0-1.

Një gabimi i Zhorzhinhos që ishte afër të shënonte autogol, përfitoi Aubamejang që asistoi për Smith Rou, ky i fundit lehtësisht dërgoi topin në portë (16′).

Ndërkohë, Çellsi gjeti golin përmes Kristian Pulishiçit, por u anulua për pozitë jashtë loje. Me këtë fitore, Arsenali ngritët në pozitën e tetë me 55 pikë, derisa Çellsi renditët në të katërtin me 64 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button