Elvana ka një fanse të flaktë, vajza e Aurela Gaçes ia di këngët përmendësh

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka publikuar në InstaStory një video ku dëgjohet e bija e saj e vogël teksa këndon një ndër këngët e albumit më të ri të Elvana Gjatës.

- Advertisements -

“Na falni për errësirën, por isha në përpjekjen e nënës për ta vënë në gjumë. Ndërkohë fëmija im këndon”, ka shkruar Aurela.

Edhe pse ende nuk ka mësuar ta thotë mirë ‘E mos u ngut’, Abigail na ëmbëlsoi ditën me zërin e saj, madje edhe vetë Elvanën, e cila e ka ripostuar përsëri këtë video në InstaStory-n e saj.

Kujtojmë se para disa ditësh Elvana publikoi albumin më të ri muzikor, të titulluar “Çelu”. Mini-albumi përmban shtatë këngë të reja, të cilat për momentin janë të lancuara në platformat muzikore.  Këto projekte janë kryesisht të zhanrit baladë; “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut” janë këngët më të reja të këngëtares.

Duket se 2021 do të jetë viti i Elvanës, duke qenë se për 3 vite i mungoi tregut muzikor. Në muajin shkurt ajo u rikthye me një super baladë, “Thirr”, që na theu zemrat të gjithëve. Gjithashtu pak ditë më parë ajo publikoi disa imazhe të saj, ku shfaqej shumë seksi dhe zbuloi se do të publikojë së shpejti një këngë me titullin “Loti”.

LEXO EDHE:

Back to top button