PSZH përmes penaltive deri te finalja e Kupës

Paris Sen Zhermeni ka siguruar finalen e Kupës së Francës duke eliminuar Montpeljen në gjysmëfinale. Takimi në kohën e rregullt u mbyll me rezultat 2- 2, ndërsa “parisienët” ishin më të mirë nga pika e bardhë duke mbyllur takimin me 6-5.

- Advertisements -

Kylian Mbappe me gol të bukur fillimisht zhbllokoi rezultatin pas 10 minutave lojë, ndërsa Montpelje barazoi gjithçka në fundin e pjesës së parë përmes Labordre (45′). Ishte sërish francezi që riktheu epërsinë me një supergol duke dribluar nga gjysma e fushës (50′). Derisa pritej që të mbyllej ndeshja me këtë rezultat dhe PSZh-ja të kualifikohet në raundin tjetër, në skenë doli Delot që barazoi rezultatin (83′), me të cilin përfundoi koha e rregullt.

 

Nga pika e bardhë, te Montpelje dështoi Sambia, derisa të gjithë lojtarët e PSZH-së u treguan të saktë. Në finale, PSZH do takohet me fituesin e ndeshjes, Monako – GFA74.

LEXO EDHE:

Back to top button