Dërpljanin: Janë shkelur të paktën katër parime në ligjin për legalizimet e objekteve pa lejë

Ligji për legalizimin e ndërtesave të ndërtuara pa leje shkel të paktën katër parime ligjore, thotë Vildan Dërpljanin, ekspert ligjor nga Komiteti i Helsinkit. Në paraqitjen e tij të sontme në emisionin “200” në Alsat, duke folur për mospërputhshmëritë e ligjit, ai ndër të tjera thotë:
Të paktën katër parime janë shkelur, duke filluar me sundimin e shtetit të së drejtës, ku ligji bazohet në një vepër penale, dhe në një farë mënyre e pezullon atë vepër, dhe favorizon një grup qytetarësh, që nuk e kanë respektuar ligjin, me këtë hyjmë në parimin e dytë – barazia e qytetarëve para ligjit. Parimi i tretë është planifikimi hapësinor, dhe i katërti është ndërhyrja në pushtetin gjyqësor, në një ligji të tillë, ku të gjitha procedurat gjyqësore ndërpriten,” tha Dërpljanin.