14 viktima dhe 46 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Pavarësisht uljes së numrit të rasteve të reja me koronavirus, ekspertët thonë se ende është herët të thuhet se rreziqet u tejkaluan. Nëse për ditë me radhë nuk regjistrohen raste të reja, përsëri nuk mund të thuhet se virusi nuk është i pranishëm sepse ai mund të depërtojë brenda shtetit nga udhëtarë të ndryshëm që vijnë nga vendet tjera të botës. Epidemiologët shpjegojnë disa situate kur pritet qetësim i plotë i situatës.
Ky virus i ka inkubacionit dy javë ditë. “Inkubacioni është momenti prej infektimit të personit deri te shfaqja e simptomave të para, ajo është 14 ditë. Izolimi I një personi që ka qenë në kontakt me një tjetër është 14 ditë. Brenda 14 ditëve kush ka qenë me të sëmurin, nëse është infektuar I dalin simptomat. Dy inkubacioni janë 28 ditë. Nëse për 28 ditë ka pasur 10 të infektuar dhe nuk kemi prej tyre të infektuar për dy faza të inkubacionit tjerë atëherë do themi se nuk është përhap sëmundja dhe situate është mirë. Transmisioni prej te I sëmuri tek personat tjerë është minimal – tha Luljeta Imeri, Epidemiologe, Qendra për Shëndet Publik.
Për momentin numri i rasteve të reja është nën 5%. Ndërkaq në disa qytete të vendit nuk ka raste aktive e as teste pozitive në bazë ditore. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 46 raste të reja në 13 qytete. 147 pacientë janë shëruar, ndërkaq jetë kanë ndërruar 14 persona.
Nga 3,073 testime, pozitiv kanë dalë 46 raste me Kovid19. 19 raste në Shkup, 5 në Radovish, 5 në Prilep dhe Kërcovë, nga 4 raste janë regjistruar në Kumanovë, Strumicë, Manastir dhe Gostivar ndërkaq nga 2 raste në Negotinë, Ohër, Strugë. Në Gjevgjeli dhe Berovë nga 1 rast – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Deri më tash janë vaksinuar rreth 225 mijë qytetarë ndërkaq rreth 200.000 të tjerë të paraqitur presin radhë për tu vaksinuar. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 664 persona janë infektuar pas vaksinimit me dozën e parë. Infeksioni tek to është shfaqur në 14 ditët e para pas vaksinimit kur organizmi ende nuk është I mbrojtur nga vaksina. Ky numër është 0,3% nga të gjithë të vaksinuarit deri më tani.
Vjollca Aliti