ASH-AAA: Taksa ekologjike plaçkit qytetarët

Ndaj taksës ekologjike ka reaguar edhe koalicioni Aleanca-Alternativa. Sipas opozitës shqiptare vendimi është keqpërdorim i ekologjisë për të mbuluar paaftësinë e Qeverisë në menaxhimin e buxhetit dhe pasojave të krizës. Aleanca-Alternativa vlerëson se ekologjia nuk mund të mbrohet duke u vendosur taksa qytetarëve dhe afaristëve, e nga ana tjetër duke importuar mazut të dëmshëm për jetën e vetë qytetarëve. Më së shumti nga ky vendim do të pësojnë transportuesit.

https://www.youtube.com/watch?v=wAUvl13rycI

Deklaratat e Kryeministrit Zoran Zaev se kjo taksë ka për qëllim nxitjen e përdorimit të trotinetëve dhe mjeteve ekologjike janë qesharake. Çfarë duhet të bëjnë transportuesit sipas kreut të Qeverisë dhe ministrit të financave Fatmir Besimi? Të bëjnë transportin e mallrave me trotinet elektrik, apo të investojnë miliona euro për të blerë maune elektrike? Qeveria nuk ka dhënë përgjigje sesi do të shpenzohen rreth 100 milionë euro që përmes taksës ekologjike do të merren nga qytetarët, në cilat projekte ekologjike do të dedikohen? Apo, edhe këto para do të përfundojnë siç përfunduan paratë e tjera në shumë afera korruptive e kriminale?- deklaroi Bujare Abazi, ASH-AAA.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button