Italia në fazën tjetër, Kieza ylli i takimit
Skuadra e drejtuar nga Roberto Mançini triumfoi me rezultat minimal 1- 0. Pas një harkimi të shkurtër nga Marko Veratti, Pessina e konkretizoi në gol (39′). Në tërë ndeshjen Italia ishte më kërkuese dhe ka mundur që të shënonte më shumë, por mungoi goditja finale. Për Uellsin gjërat u vështirësuan kur Ampadu u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme (55′).
Uellsi gjithashtu mund të shënonte edhe pse ishte me 10 lojtarë, por rastet nuk u konkretizuan nga yjet si Geret Bejll apo Aron Remzi.
Ylli i Italisë, Federiko Kieza pavarësisht që nuk shënoi gol fitoi çmimin e lojtarit të ndeshjes. Kieza mahniti të gjithë me driblimet e realizuar si dhe tejkalimet e lojtarëve në disa raste, andaj mund të thuhet se ishte më i miri në fushë.
Italia kualifikohet tutje si lider i Grupit A me 9 pikë, se bashku me Uells që renditët në pozitën e dytë me 4 pikë, aq sa ka edhe Zvicra, por qëndron më mirë nga golaverazhi. Ndërkohë, Turqia përfundon aventurën në “Euro 2020” pa pikë.