Bekteshi: Shtrenjtimi i derivateve nuk është rritje e akcizës, por shërben për të mbrojtur ambientin

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike, duke folur për shtrenjtimin e derivateve të naftës tha se kjoi nuk është një rritje akcize por një fond që do t’i shërbej Ministrisë së Ambientit për të mbrojtur më shumë ambientin që rrethon.
Shtrenjtimi i derivateve nuk është rritje e akcizës, por është një fond ekologjik që do të thotë se është në kuadër të ambientit jetësor. Kjo taksë ka të bëjë me rritjen e përqindjes të cilat paguhen në kuadër të fondit të ekologjisë që është duke u krijuar në kuadër të Ministrisë së Ambientit Jetësor, që do të përdoren për masa të ndryshme për të mbrojtur ambientin jetësor. Kjo taksë do të ndërgjegjësojë më shumë qytetarët që sa më shumë të kemi kujdes për mbrojtjen e ambientit- tha Bekteshi.