Komuna e Strugës mohon se deponia ilegale në hyrje të qytetit është një bombë ekologjike

Përkundër thirrjes së aktivistëve civilë, Kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko dhe Ministri i Mjedisit, Naser Nuredini nuk u paraqitën sot në seancën gjyqësore për deponinë ilegale të Strugës. Ajo u transferua nga korridoret e gjykatës në vetë deponinë, ku u krye një inspektim në vendngjarje. Bëhet fjalë për seancë për rastin në të cilën OJQ Shoqata e Avokatëve të Rinj të Maqedonisë e padit pushtetin lokal dhe qendror, për mosveprim në zgjidhjen e këtij problemi mjedisor.
https://www.youtube.com/watch?v=4LOOZLhTz48
Ky përbindësh i vendosur afër qytetit të Strugës duhet të zhvendoset. “Qëllimi i seancës së sotme gjyqësore në vendngjarje, është që ti sigurojmë si gjykatat dhe publikun, edhe palët në procedurë para së gjithash për madhësinë e kësaj deponie, dhe dëmet e mundshme të ardhshme që mund të rezultojnë – tha Gligorie Qatoski – avokat dhe aktivist civil.
Deponia gjendet në fushën pjellore të Strugës, dhe në afërsi diku prej 10 metrash ka të korra, që më pas shiten në tregje. Por, nga komuna e Strugës, nuk shohin ndonjë rrezik nga deponia.
Nuk është një bombë ekologjike. Nuk e di pse mendoni se kjo deponi ilegale është ndryshe nga çdo deponi tjetër. Përndryshe, zhvendosja e kësaj deponie ishte pjesë e programit të kryetarit në zgjedhjet. Ai pranoi që në aktivitetet e tij së bashku me Republikën e Maqedonisë ta zgjidh problemin. Individualisht nuk kemi kushte, dhe nuk mund të veprojmë ligjërisht ndryshe – u shpreh Dragan Koroveshoski-avokat i komunës së Strugës.
Sipas të dhënave të aktivistëve civilë, deponia përfshin një sipërfaqe prej 4 fushash futbolli.
Ekspertiza e bërë brenda kësaj lënde tregon se mbetjet e depozituara në këtë deponi janë rrezik, jo vetëm për liqenin dhe qytetarët, por edhe për të gjithë ekosistemin në zonë – deklaroi Bojan Tërpevski-Shoqata e Avokatëve të Rinj të Maqedonisë.
Shtëpitë e para nga Struga janë vetëm 500 metra nga deponia, dhe lumi Drini Zi është afër. Rreth 40,000 tonë mbeturina grumbullohen këtu çdo vit. Një nga premtimet kryesore të kryetarit aktual ishte, që deponia do të zhvendosej në një vend tjetër.
Miki Trajkovski