Fëmijët e fusin në telashe David Beckham

Teksa ndodhet me pushime në Mesdhe, David Beckham është ndeshur me një problem të vogël. Fëmijët e mitur të ish-futbollistit, Cruz dhe Harper, përkatësisht 16 dhe 10 vjeç teksa udhëtonin me ski në Amalfi, u vunë re nga Guardia di Finanza.
Edhe pse ata të dy kishin mbrojtje sigurie, ata nuk po respektonin legjislacionin italian i cili parashikon që ato mjete duhet të drejtohen nga të rriturit dhe me licencë detare.
Bregu i Amalfit këtë periudhë është shumë i mbushur me njerëz dhe në fakt Crus dhe Haper nuk u kaluan pa u vënë re. Sipas prestigjiozes, “The Sun”, nisur nga kjo Guardia di Financia mbërriti në jahtin e David Beckham dhe djemtë u tërhoqën menjëherë në bord dhe filluan “negociatat”.
Ishte një diskutim i përzemërt, i cili me sa duket shërbeu për të shmangur një ndëshkim të pakëndshëm për familjen Beckham.
Kujtojmë se më herët, interneti kuptoi se djali i vogël i David dhe Victoria Bechkam, Romeo, është një kopje e këngëtarit Justin Bieber! U desh një dalje e tij rrugët e Londrës teksa shkonte në një ndeshje tenisi, për ta kuptuar këtë gjë.
Djali i David Beckham iu duk njerëzve identik me Justin Bieber dhe interneti s’ka pushuar së foluri për këtë. Romeo u shfaq i veshur me stil të njëjtë si Justin, kapuç në kokë dhe madje një bluze të markës së këngëtarit, “Drew”. Përveç stilit të njëjtë, djemtë ngjasojnë edhe në tipare.