Dua Lipa shpreh gjithë krenarinë për Nora Gjakovën para miliona fansave

Vajza shqiptare, Nora Gjakova mundi në finale rivalen franceze, Sarah Leoine Cysique me ippon dhe fitoi medaljen e artë për peshën deri në 57 kilogramë. Po ashtu, në gjysmëfinale Nora mundi japonezen Tsukasa Joshida. Kjo është medalja e tretë e artë e Kosovës në Lojërat Olimpike, pas asaj të fituar para 5 vitesh nga Majlinda Kelmendi në Rio dhe asaj të para pak ditëve nga Distria Krasniqi.

Kosova konfirmohet edhe një herë superfuqi në xhudo dhe renditet aktualisht në vendin e shtatë për medalje të arta në këto Lojëra Olimpike, duke lënë pas shumë superfuqi.

Ky lajm ka bërë super krenare edhe artisten shqiptare, Dua Lipa. Ajo është shprehur shumë e lumtur për këtë arritje të Nora Gjakovës dhe e ka ndarë menjëherë me miliona ndjekës në Instagram. Ajo ka postuar në Instagram një foto të Gjakovës dhe e ka uruar xhudisten për këtë arritje.

“Një tjetër medalje e artë për Kosovën! Bravo Nora Gjakova”, shkruan Dua shoqëruar me një zemër të kuqe dhe flamurin e Kosovës.

Kujtojmë se ditë më parë, xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, triumfoi në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke fituar medalje ari e duke na bërë të gjithëve krenarë. Krasniqi e nisi mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi fitoi të gjitha ndeshjet, ku në finale ajo u përball me japonezen Funa Tonaki. Loja ishte e vështirë, por shqiptarja ia doli të triumfojë dhe t’i tregojë të gjithëve aftësitë e saj në xhudo.

LEXO EDHE:

Back to top button