Shpërthen trotuari në Nju-Jork

Një 57-vjeçar u përfshi nga flakët nga një shpërthim gazi, ndërsa ishte duke ecur në një trotuar në Queens, duke marrë djegie në trup.

Barry West ndodhet në spital prej 5 ditësh dhe pritet të mbijetojë, por plagët që ka marrë do t’i lënë shenja të dukshme në lëkurë.

“Nuk e mbaj mend se çfarë ndodhi. Thjesht dëgjova një shpërthim. Nuk munda të lëvizja pasi kisha shumë dhimbje”, tregon 57-vjeçari.

Policia e Nju-Jorkut tashmë ka nisur një hetim për incidentin e rëndë.

https://twitter.com/JeffJSays/status/1419869450099167234

LEXO EDHE:

Back to top button