FolkFest Shkup, një festë ndryshe nga të tjerat

Ditët qe lamë pas Shkupi u përfshi nga një atmosfere ndryshe, një atmosfere festive e cila na kishte munguar kohëve te fundit, sidomos për shkak të pandemisë. Grupet nga Meksika, Ukraina, Hungaria, Romania, Bullgaria, Kosova, Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut, ndezën atmosferën nëpër rrugët e Çarshisë dhe në qendër të Shkupit. U dëgjuan këngë nga te gjitha anët e qytetit dhe u pasuruan me ngjyra e kostumeve nga me te larmishmet, në bazë të vendeve nga vinin pjesëmarrësit. U zhvillua një festë e tillë që urojmë ta kemi gjithmonë në Shkupin tonë, por dhe në qytete të tjera.

Nikoqiret e këtij eventi u kujdesen për çdo detaj, ku nuk lanë të mungonte asgjë në këtë evenimet kaq të rëndësishëm për qytetin tonë. Qe një organizim brilant i kuruar deri ne detajet e fundit, arriti që të merrte vëmendjen e të gjithë grupeve pjesëmarrëse dhe të tregojë një mirëpritje dhe dashuri nga ana e qytetarëve tanë. Pos programit te begate, FOLK FEST SHKUP, arriti të shëtisë grupet ne vendet me atraktive te Shkupit, me qellim që në të ardhmen vendi ynë të jetë kërkesa kryesore e llupës se turisteve nga vendet e ndryshme të botes. Sipas ecurisë, festivali FOLK FEST SHKUP, pritet qe te jete një nga organizimet me te suksesshme qe kemi pasur ndonjëherë në vendin tonë.

LEXO EDHE:

Back to top button